Lodrat me rrezik, prindërit të pakujdesshëm

02/04/2012 00:00

Lodrat, jane sendet më të lakmuara për femijët,ndaj dhe prindërit shpesh dorëzohen para dëshirave të tyre.

Por rreth 80 për qind e prindërve nuk tregohen të kujdesshem në blerjen e lodrave apo në përzgjedhjen e tyre. Ata mjaftohen me kenaqesine qe i japin femijeve apo niperve te tyre. Por analizat e fundit te disa kukullave kane treguar se permbajtja me lende te rrezikshme te lodrave te blera ne dyqan jane me te medha se ato te blera ne treg, edhe pse lodrat e blera ne dyqan ishin të paketuara dhe e kishin marken CE.

“Nga nje test qe eshte kryer së fundmi rezultoi se produktet ne dyqane u shfaqen me te rrezikshme se sa lodrat  qe u blene ne treg. Lodrat e blere ne dyqan permbanin nje lende me te rrezikshme te quajtur PVC, duke perfshire edhe elemente te tjere kimike, si klori. Lodra e blere ne dyqan, ne nje prej dyqaneve ne qender te Tiranes kishte permbajtje kimikate te rrezikshme”, tha Elis Qaja, nga LGZHI.

Kukullat, lodrat plastike, por edhe zbukurimet e ndryshme per pemen e vitit kane rezultuar, se kane permbajtje lendesh te rrezikshme qe shkaktojne kancer, dëmtime neurologjike, dëmtime të sistemit imunitar, probleme të frymëmarrjes, dëmtime të mëlçisë dhe të veshkave deri në defekte të lindjes.

Asnje prind nuk mund ta mendoje qe nje loder mund te sjelle kaq shume probleme shendetesore, ndaj ne Inspektoriatin Qendror Teknik kerkohet qe prinderit te shikojne paketimin, te shohin nese brenda kutise ka udhezues dhe gjithçka te jete e perkthyer ne gjuhen shqipe.

Top Channel