Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e misionit EULEX ka arrestuar dy zyrtarë të dyshuar për një sërë shkeljesh ligjore.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për shtyp të shpërndarë për mediat nga misioni evropian, në të cilën thuhet se dy të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit zyrtar.

Në njoftim thuhet gjithashtu se, akuzat janë ngritur nga një prokuror vendas dhe dy të huaj, në lidhje me dyshimet për zhvatje të parave ndaj një personi të tretë.

“Hetimet po kryhen nga prokuroria e EULEX-it në Prizren, në bashkëpunim me prokurorinë e EULEX-it në Pejë”, saktësohet më tej në njoftim, ku nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve.

Top Channel