Falklands, Fernandez: Qendrimi britanik, arrogant

02/04/2012 00:00

Në 30-vjetorin e luftës së Ishujve Falkland mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe, luftë që shkaktoi 255 britanikë dhe 650 argjentinas të vrarë, presidentja e vendit amerikano-latin Kristine de Kirchner Fernandez e cilësoi kontrollin e Britanisë mbi këta ishuj, si “një padrejtësi”.

Presidentja Fernandez e quajti qendrimin e Londrës për të mos biseduar për cështjen e sovranitetit të këtyre ishujve si “arrogant dhe absurd”, por gjithsesi përjashtoi një luftë të re për të marrë ishujt dhe apeloi për paqe.

Ndërkohë, kryeministri britanik, David Cameron bëri thirrje për kujtim dhe reflektim nga të dyja palët. Përkujtim për të gjitha viktimat, tha ai në parlamentin britanik, duke theksuar vendosmërinë e Britanisë për të mos lëshuar pe përsa i përket sovranitetit të Falklands.

“Britania nuk do të ulet kurrë në bisedime për çështjen e sovranitetit të Falklands, përsa kohë këtë nuk e dëshirojnë banorët e ishujve”, tha Cameron.

Ndërkohë, Marina Mbretërore njoftoi se luftanija “HMS Dauntless” do të niset për një operacion rutinë gjashtë mujor në Atlantikun Jugor ditën e mërkurë.

Lufta e Falklands nisi më 2 prill të vitit 1982, kur Argjentina pushtoi ishujt dhe përfundoi më 14 qershor po të atij viti, kur Argjentina kapitulloi përballë forcave britanike.

Top Channel