Dënohen vejushat dhe vajzat e Bin Laden

02/04/2012 00:00

Tre vejushat e Bin Ladenit, një jemenite dhe dy saudite, si dhe dy
vajzat e tij të mëdha u akuzuan dhe u dënuan nga një Gjykatë për qëndrim
të paligjshëm në Pakistan. Ato u dënuan me 45 ditë burg dhe një gjobë
prej 10 mijë rupi apo 114 dollarë.

Sipas avokatit Muhamad Amir, ato u arrestuan më 3 mars dhe tashme e kanë shlyer denimin. Do te qendrojne te mbyllura edhe per dy jave te tjera, ne nje shtepi ne Islamabad. Tre bashkeshortet e Bin Laden iu dorezuan autoriteteve pakistaneze, me 2 Maj, pas operacionit per ekzekutimin te sheikut te terrorit.

Ne fillim te muajit mars, talebanet kercenuan me sulme kunder te gjithe atyre qe do te perfshiheshin ne procesin e bashkeshorteve te Bin Laden. Pervec jemenites Amal, dy grate e tjera jane Kairjah Sabar dhe Siham Sabar.

Pas sulmeve te 11 shtatorit, kryeterroristi Bin Laden kishte ndryshuar pese vendndodhje ne Pakistan.Mbetet ende mister si mundi kreu I Al Kades, me i kerkuari ne bote, te zhvendose familjen jo te vogel ne numer, ne disa qytete pakistaneze, pa kurrefare problemi Madje, ata nuk u vune re nga sherbimet secrete pakistaneze.

Deshmite e grave te kryeterroristit hedhin hije dyshimi edhe mbi nje tjeter fakt. Si ka mundur njeriu me i kerkuar ne bote te fshihet ne Pakistan nje vend aleat i Shteteve te Bashkuara? Sipas mediave, kjo mund te kete ndodhur me ndihmen e aparateve ushtarake.

Top Channel