Ministria kosovare e Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se autoritetet shqiptare kanë zbritur cmimin e references për pataten nga 24 në 14 cent. Por bujqit kosovarë thonë se tani është shumë vonë për këtë për shkak të paqendrueshmërisë së patates.

Ata kërkojnë nga qeveria që të kompensojë mbi 60 mijë tonë patate me një cmim prej 0,07 cent për kilogram. Në të kundërtën kryetari i sindikatës së bujqve Tahir Tahiri tha se me datë 12 prill në ora 14:00 patatet të cilat kanë mbetur pa u shitur do të hidhen në qendër të Prishtinës.

Aktualisht nuk dihet numri i prodhuesve të cilët kërkojnë kompensim por sindikata është në përpilimin e listave të tyre. Ajo cfarë dihet është se gjatë vitit 2011 janë kultivuar rreth 91 mijë ton patate ndërkaq janë shitur vetëm 20 mijë ton. Kultivuesit e patates tregojnë se humbjet arrijnë vlerën deri në 20 mijë euro. Por ky nuk është shqetësimi i vetëm i tyre.

E gjithë kjo situatë vjen pasi bujqit kane besuar ne nje kontrate te nenshkruar ndermjet qeverise se kosoves dhe nje ndermarrjeje private per blerjen e patates dhe eksportimin e saj ne Shqipëri, Serbi, Bosnjë dhe Maqedoni.

Por kontrata të cilën bujqit nuk e kanë parë duket se nuk ka gjetur zbatim pas ngritjes së cmimit referent nga autoritetet shqiptare.

Top Channel