Brand: Martesa me Perry, e shumëzuar me zero

02/04/2012 18:30

Russell Brand nuk është duke e vuajtur divorcin nga Katy Perry, ndërsa axhenda e mbingarkuar dhe njohjet e reja e kanë bërë që të përqendrohet shumë shpejt tek jeta e tij.

Aktori 36-vjeçar, në një intervistë për revistën “People”, deklaroi se tashmë nuk shqetësohet nga komentet për martesën e tij të dështuar dhe se nuk ndihet më keq kur mendon kohën e kaluar përkrah këngëtares.

“Nuk kam përse të lë gjërat të shkojnë, pasi gjërat kanë shkuar tashmë dhe unë nuk kam asnjë ndienjë negative ndaj Katy. E kam zeruar në mendjen time. E vërteta është se nuk mund të mbash ose të lësh të shkosh një gjë që nuk të përket. Nuk ka asnjë kuptim dhe nuk kam ndërmend ta bëj këtë”, u shpreh Brand.

Russell dhe Perry u divorcuan me konsensus në dhjetor 2011, pas 14 muajsh martese. Përveç axhendës së ngjeshur në jetën profesionale, seancat e jogës dhe shoqërimi me modelen hungareze, Nikolett Barabas, duket se kanë ndihmuar 36-vjeçarin të lërë shpejt pas krahëve atë marrëdhënie të dështuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA