Barça-Milan, katalanasit superfavoritë

02/04/2012 00:00

Ndeshja e kthimit e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Milanit do të nxjerrë jashtë kompeticionit një prej dy pretendenteve kryesorë.

Por nëse për tifozët e të dyja skuadrave, apo ata asnjëanës ende ka dyshime për fituesin, por kompanitë e basteve thuajse kanë zhdukur çdo hije për ekipin triumfues. Barcelona e Pep Guardiolës kuotohet me një koefiçient shumë të ulët për suksesin ndaj kuqezinjve në Cam Nou të martën në mbrëmje.

Fitorja brenda 90 minutave e skuadrës katalanase ka një koefiçient 1.25, barazimi nga 4 deri në 6, ndërsa fitorja e Milanit deri në 11. Sipas koefiçientëve të publikuar, ndeshja e Barcelonës ndaj Milanit ngjan më shumë me nëj sfidë të katalanasve me ekipet modeste të La Ligës dhe jo me çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, për më tepër me një skuadër si Milani, që gjithsesi nuk është favorit në këtë sfidë.

Top Channel