Duket se “telenovela” e rinovimit të Arjen Robben me Bayern Munchen ka përfunduar. Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, futbollisti hollandez ka zgjatur kontratën e tij me klubin bavarez edhe dy vite të tjera, deri në qershor 2015.
Gjithsesi, lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga klubi gjerman.
Mesfushorit i skadonte kontrata në qershor të vitit 2013 dhe zërat për një largim të tij të mundshëm nga Bundesliga ishin bërë gjithmonë e më të shpeshta. Chelsea dhe Manchester City ishin dy ekipe shumë të interesuara për Robben.
Mëngjarashi aktualisht po kalon një moment të shkëlqyer me Bayern Munchen. Të mërkurën e kaluar shënoi një gol e dha një pasim për gol kundër Marseille në çerekfinalet e Champions, ndërsa të shtunën i dha fitoren ekipit të tij me golin e vetëm të ndeshjes ndaj Nurembergut.
Top Channel