Winslet: Dua role të vështira

01/04/2012 11:55

Kate Winslet është shprehur se nuk i pëlqejnë rolet e lehta që nuk sjellin sfida të reja në karrierën e saj. Aktorja britanike theksoi se duhet të ndihet “e frikësuar për të aktruar mirë”.

36-vjeçarja, e cila deri tani është nominuar gjashtë herë për çmim Oscar dhe e ka fituar një herë këtë çmim, dëshiron që vendimet profesionale që merr ta vënë atë nën presion.

“Aktrimi është i vështirë dhe kërkon përqendrim maksimal. Në mënyrë që të aktroj sa më mirë duhet të ndihem e frikësuar, nën presion për punën time”, theksoi Winslet në një intervistë për ‘Daily Mirror’.

“Nuk dua që të vijë dita kur do të them që do të marr përsipër këtë rol sepse është i lehtë”, shpjegoi Winslet, e cila po promovon versionin 3D të filmit më të suksesshëm të karrierës së saj, Titanic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA