Tre banorë të rinj në “Big Brother”

01/04/2012 08:15

Banorë dalin nga shtëpia e “Big Brother” dhe te tjerë të rinj hyjnë. Janë tre konkurentët që u larguan mbrëmjen e së shtunës.

Klaudia, pas një jave të ngarkuar dhe me probleme me të tjeret, e pyetur nga “Big Brother” nësë donte të vazhdonte lojën, zgjodhi ta lërë atë.

”Ishte një javë shumë e vështirë për mua dhe kur më pyetën nëse dëshiroja të largohesha, nuk u mendova shumë gjatë dhe zgjodha që po. Mbase do të bëhem shumë pishman në vazhdim, por jam e vendosur në vendimin tim”, deklaroi Klaudia, një orë pas eliminimit të saj.

Ndër të nominuarit e javës që kaloi, ishte Vlashi ai që u largua nga publiku. “Më vjen keq për fundin e kësaj përvoje të bukur. Mendoj se ajo që më penalizoi më shumë ishte fakti që nuk arrija të shprehesha si duhesha në shumë raste, duke mos u paraqitur vetvetja plotësisht”, analizoi Meti.

Zarfi i zi që u hap gjatë mbrëmjes përmbante vendimin për një eliminim surprizë. Banoret imun përzgjodhën të preferuarit që donin të shpëtonin dhe të mbeturit u votuan gjatë mbrëmjes nga publiku. Ishte Anila ajo që mori më pak vota.

”Midis “të fortëve” të shtëpisë, banorëve imunë, e dija që nuk do të përzgjidhesha dhe që do të dilja në nominim. Të them të vërtetën, mendoja se përsëri do të mbetesha në shtëpi, por publiku vendosi ndryshe dhe unë e respektoj vendimin e publikut”, deklaroi Anila, tashmë ish-konkurrente e “Big Brother 5”.

Ndërkohë, në shtëpi hyjnë edhe tre konkurrentë të rinj, të cilët janë shqiptaro-italiana Grandiola, Gerta dhe volejbollisti vlonjat Dritan.

Përpos shakave, debateve e surprizave, gjatë së shtunës mbrëma u diskutua dhe rasti i Edgarit, që javën që kaloi doli nga shtëpia pasi e shoqja humbi femijen që priste.

Më pas, me vendim të të dyve ai u rikthye, duke mos e lënë lojën. Por, të tjerë konkurentë rrezikojnë të dalin. Në kandidim këtë javë janë Lori dhe Meti. Kush do të dale? Vox populi!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA