Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të takohet në Uashington me presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Ishte e përditshmja kosovare “Express” ajo që raportoi lajmin mëngjesin e së dielës, duke cituar burime “të mirëinformuara” brenda Qeverisë Kosovare.

Ndonëse takimi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Prishtina apo Shtëpia e Bardhë, besohet se ai do të ndodhë në datën 6 prill, kur Obama t’i kushtojë disa minuta kohë Thaçit, në vizitën që ai do të kryejë në SHBA.

Kryeministri ka të konfirmuar në axhendë disa bashkëbisedime me funksionarë të tjerë të lartë amerikan.

Nëse takim ky i motivuar nga situata e rënduar midis Serbisë dhe Kosovës do të ndodhë eventualisht, do të përbëjë një rikonfirmim të fortë të përkushtimit që ka SHBA ndaj pavarësisë së Kosovës dhe stabilitetit në rajon.

Ditën e shtunë, dy policë u arrestuan nga forcat serbe brenda kufirit me Kosovën, duke përbërë kështu një shkelje të qartë të sovranitetit shtetëror, çka ka tensionuar në kulm marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Top Channel