Rihanna zhytet në mendime në Tokio

01/04/2012 12:55

Si një prej fytyra me të famshme në botë, Rihanna është mësuar me vëmendjen e madhe që tërheq mbi vete.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se këngëtarja nuk shijon momentet e saj të intimitetit, siç treguan fotografitë që ajo postoi në rrjetin “Twitter”, në të cilat shfaqej e vetme duke admiruar panoramën e Tokios, nga një dhomë hoteli.

Rihanna, e shfaqur e menduar, postoi disa fotografi në të cilën ishte në kushte shtëpie, e parregullar apo veshur me kujdes.

24-vjeçarja ka udhëtuar në kryeqytetin e Japonisë për të marrë pjesë në një koncert. Në hyrje të hotelit, ajo u fotografua nga mediat vendase duke dhënë autografe dhe duke u përshëndetur me kënaqësi me fansat e saj aziatikë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA