Anne Hathaway po i nënshtrohet një diete shumë strikte kohët e fundit. Aktorja po konsumon vetëm 500 kalori në ditë, një sasi e pamjaftueshme për një njeri normal.
Arsyeja është se Hathaway po xhiron skenat e filmit të saj më të fundit, përshtatja për kinema e romanit “Të Mjerët” (Les Miserables).
Skena ku aktorja “do të vdesë” po afron dhe Anne duhet të dobësohet sa më shumë dhe për këtë arsye ka vendosur të shkojë në ekstreme të tilla.
“Nuk është gjëja e duhur për tu bërë, por në filmat me buxhet të madh duhet të respektohen me patjetër afatet e xhirimit. Gjithsesi rreziqet që sjell një dietë e tillë dihen dhe Anne do i nënshtrohet kontrolleve mjekësore të përjavshme”, thekson një burim nga sheshxhirimi për ‘Daily Mail’.
Top Channel