Bayer Leverkusen shkarkon trajnerin

01/04/2012 16:25

Bayer Leverkusen njoftoi të dielën largimin e trajnerit Robin Dutt pas një serie rezultatesh të dobta të klubit në Bundesligë.

“Duhet të merrnim një vendim të tillë në mënyrë që të arrijmë zonën e kompeticioneve europiane”, theksoi për mediat gjermane presidenti i Bayer Leverkusen, Ëolgang Holzhauser.

Deri në përfundim të sezonit skuadrën do e drejtojë trajneri i dytë Sascha Lewandowski dhe trajneri i U-19 të këtij klubi, Sami Hyppia.

Robin Dutt nuk arrin kështu të mbyllë një sezon të plotë në krye të “aspirinave” dhe bëhet trajneri i tetë i shkarkuar gjatë këtij sezoni në Bundesligën gjermane.

Bayer Leverkusen renditet në vendin e gjashtë me 40 pikë, aq sa Stuttgart, Werder Bremen dhe Wolfsburg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA