Turqia në alarm nga “Njësia 400”

31/03/2012 15:55

Shërbimet e inteligjencës turke janë vënë në gjurmët e një rrjeti sekret, të mirëorganizuar e me lidhje me forcat elitare iraniane, Al-Quds, të cilët dyshohet se po përgatiten për kryerjen e një serie sulmesh në Turqi.

Sipas mediave britanike, që citojnë burime nga inteligjenca turke, në shenjestër të rrjetit mbeten hebrenjtë, të gjithë izraelitët dhe disa objektiva të tjerë perëndimorë.

Celula, që dyshohet se po “studion terrenin” në Turqi prej pak muajsh,  është pagëzuar me emrin “Njësia 400”.

Mediat britanike hedhin dyshime se ky rrjet është i mirëfinancuar dhe stërvitur nga autoritetet iraniane dhe forcat speciale të tyre. Megjithatë nuk ka ende asnjë provë konkrete për ekzistencën e “Njësisë 400”, e aq më pak për përgatitjet e saj për ndërmarrjen e sulmeve terroriste kundër hebrenjve dhe Perëndimit.

Top Channel