Nuk ka mundur të përfitojë Tirana nga hapi fals i Skëndërbeut një ditë më parë. Bardheblutë janë mundur 1-0 nga Bylisi në Ballsh duke lënë gjithcka sic ishte në klasifikimin e përgjithshëm.
Që në minutën e 11-të Teqja me një super gol, zhbllokon rezultatin duke i dhënë avantazhin Bylisit, ndërkohë që Tirana ishte e paqartë në lojën e saj dhe thuajse për asnjë moment nuk vuri në rrezik portën e vendasve.
Në pjesën e dytë Dushku la kryeqytetasit me 10 lojtarë pasi mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Morina në kohën shtesë shënon një gol nga një pozicion i dyshimtë, por për anësorin ishte jashtë loje.
Ndërkohë Vllaznia në fushën e saj ka mundur Flamurtarin me rezultatin 2-1. Hajdari shënon për shkodranët në pjesën e parë pas një aksioni perfekt, ndërkohë që në pjesën e dytë Arbri shënon një eurogol për Flamurtarin duke barazpeshuar shifrat në 1-1.
Kur u duk se po mbyllej gjithcka në barazim, Kraja përfiton nga një rrëmujë në zonë duke shënuar golin e dytë për shkodranët që vlen 3 pikë.
Top Channel