Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi është nisur të shtunën për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, ku do të pritet në një takim nga presidenti amerikan Barack Obama.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Indeksonline”, sipas të cilës takimi i rëndësishëm do të zhvillohet më 3 prill, në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

I njëjti burim shton se qeveritë e dy vendeve po punojnë për organizimin e një takimi edhe me sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, por ky takim nuk është ende i sigurt.

Kjo është e para herë që një kryeministër i Kosovës pritet personalisht nga presidenti amerikan Barack Obama, administrata e të cilit ka shprehur disa herë mbështejten për Kosovën.

Disa vite më parë, në periudhën pranë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Thaçi dhe presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu u pritën në një takim nga presidenti George W. Bush.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA