Tajlandë, tre shpërthime në jug, viktima

31/03/2012 10:25

Të paktën pesë persona janë vrarë në tre shpërthime që janë regjistruar në provincën jugore të Jalasë, në Tajlandë.

Guvernatori i provincës deklaroi se shpërthimet ndodhën rreth mesditës, ose rreth orës 06:00 me orën tonë në lagjen tregtare të qytetit të Jalasë.

Ai tha se dy nga bombat ishin fshehur në motoçikleta, ndërsa e treta në një makinë. Tre provincat më jugore të Tajlandës vuajnë nga sulmet me eksploziv dhe armë zjarri që prej vitit 2004, kur mbretëronte një fushatë separatiste.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” e çoi në pesë bilancin e viktimave, të shoqëruar me mbi 50 persona të palgosur. Ndërsa agjencia “AFP” citoi një kolonel të ushtrisë që thotë se shtatë persona kanë vdekur dhe mbi 70 janë plagosur.

“Ishin tre bombat që shpërthyen, e para është një autobombë, ndërsa e dyta dhe e treta ishin fshehur në motoçikleta”, deklaroi koloneli Pramote Promin për “AFP”.

Ai shtoi se disa dyqane dhe makina kanë marrë flakë nga shpërthimi, duke pësuar dëme të konsiderueshme. Mbi 4300 persona janë vrarë në aktet e dhunës në Tajlandë. Vitin e kaluar, ushtria lokale vendosi 60 mijë trupaa në rajon për të ndalur rebelimin.

Tajlanda përfshiu në territorin e saj provincat Narathiuat, jala dhe Pattani në vitin 1902, por shumica e popullsisë atje janë myslimanë dhe flasin dialektin malian, ndryshe nga budistët dhe pjesa tjetër e vendit që flasin gjuhën tajlandeze.

Top Channel