Studimi për grimcat, dorëhiqet fizikanti

31/03/2012 01:45

Jep doreheqjen fizikanti Antonio Ereditato që drejtoi eksperimentin që vuri në diskutim teorine e Ajshtainit, pasi arriti në përfundimin se neutrinot lëvizin më shpejt se drita.

Raportohet se disa prej anëtarëve të ekipit të tij “Opera”, kërkuan dorëheqjen e tij.

Në fillim të Marsit, eksperimenti i përsëritur zbuloi se grimcat nënatomike nuk e tejkalojnë shpejtësinë e dritës.

Kur rezultatet e grupit “Opera” në laboratoret italiane u publikuan vitin e kaluar, bota u trondit sepse u kercënua fizika një shekullore si dhe teoria e relativitetit. Eksperimenti mati kohën që i duhej grimcave për të përshkuar 730 km nga laboratori Cern në Gjenevë të Zvicres në laboratorin italian.

Top Channel