Përkundër rrjedhës së procesit gjyqësor në Prishtinë, Beogradi do ta ndjekë ligjërisht Fatmir Limajn.

Prokuroria për krime lufte në Gjykatën Speciale, ka bërë të ditur se Serbia e ka të hapur kërkesën për të hetuar kundër Limajt dhe 28 personave të tjerë dhe nëse ata dalin nga Kosova, sipas tyre, do të jenë të arrestuar.

Zëvendësi i prokurorit kryesor për krime lufte, Bruno Vekaric, ka deklaruar se pret që Limaj të arrestohet dhe të ekstradohet në Beograd nëse del jashtë vendit.

Sipas tij, vendimet e gjykatësve të EULEX-it për të përsëritur procesin kanë ngjarë më shumë në kërkim falje për veprimet e mëparshme pasi janë bërë shumë gabime.

Vekaric është shprehur pesimist lidhur me gjykimin në Kosovë, pasi siç ka thënë, sikur të kishte ekzistuar vullneti i mirë për gjykim, ai nuk do të ishte liruar nga paraburgimi.

Mediat serbe e ndjekin procesin me vëmendje duke e cilësuar paraprakisht si kriminel lufte, ndërsa Limaj është arrestuar më parë me kërkesën e Serbisë.  
 

Top Channel