Serbia nuk mund të tolerojë pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike.

Vllade Divac, ish basketbollisti i famshëm serb në ligat amerikane dhe tani kryetar i Komitetit Olimpik të Serbisë, ka thënë se sportistët nga Kosova mund të marrin pjesë në Londër vetëm si anëtarë të Komitetit Olimpik të Serbisë.

Për shkak të informacioneve se ekzistojnë tentime për të nisur këtë kërkesë në Parlamentin Evropian, ka reaguar Komiteti Olimpik i Serbisë duke thënë se dihet qëndrimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtare dhe se ekzistojnë rregulla dhe ligje për pjesëmarrjen dhe duhet që Kosova nuk mund të marrë pjesë.

Megjithatë, për Divac me këtë çështje duhet të merret shteti dhe jo komiteti.

“Sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës sit ë pavarur, kjo është një çështje politike dhe me këtë duhet të merret shteti dhe jo Komiteti Olimpik. Këto janë çështje për politikanët dhe jo për ne sportistët. Por, sa i përket rregullores ai është i qartë. Kosova është pjesë e Serbisë dhe mund të marrin pjesë vetëm nën flamurin tonë në Londër”, ka thënë Divac.

Serbia dhe Kosova janë përballur disa herë për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës dhe ekzistojnë udhëtime për të mos lejuar federatat e Kosovës të jenë pjesë e atyre ndërkombëtare.

Top Channel