Në zonën ku ishin arrestuar dy policët kosovarë të cilët po mbikëqyrnin Zonën e Gjelbërt të kufirit Kosovë-Serbi në Merdarë, tashmë janë formuar autokolona prej disa kilometrash me automjtetet e shqiptarëve të Kosovës.
 

Ata tregojnë se, me orë dhe ditë të tëra po mbahen nëpër kufi. Për shkak të pritjes së gjatë, shumë prej tyre kishin lënë makinat në anën serbe dhe ishin nisur në këmbë për të kaluar në territorin kosovar. Madje disa prej tyre tregojnë se për të kaluar kufirin policia serbe i ka detyruar të japin edhe rryshfet.
 
Ndërkohë një bashkatdhetar i cili kishte një vulë të shtetit shqiptar, serbët nuk e lejuan të kalojë në kufirin e Merdarës.
 
Drejtuesit e automjeteve të rënda tregonin se nëpër pikat kufitare janë detyruar të presin edhe më shumë se 20 orë.

Situata është tensionuar pas arrestimit të katër qytetarëve serbë në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, të cilët po bartnin materiale zgjedhore. Pas kësaj ngjarje Ministri i Brendshëm serb ish-zëdhënësi i Sllobodan Millosheviçit, kërcënoi publikisht se, tani e tutje Serbia në këtë formë do të respektoje reciprocitetin me Kosovën, pra me arrestimin e shqiptarëve.

Top Channel