Mazhoranca në Maqedoni ka hartuar një projekt ligj të ri për lustrim. Kjo për shkak se Gjykata Kushtetuese ka abroguar disa nene të ligjit aktual, që pamundësojnë lustrimin e shumë kategorive të personaliteteve publike dhe funskionarëve.

Në bazë të ligjit të ri, emrat e spiunëve do të publikohen në faqen elektronike të  Komisionit për lustrim. Gazetarët, përfaqësuesit e sektorit civil, klerikët, dhe funksionarët e partive politike nuk janë të obliguar të lustrohen. Sipas projekt ligjit të ri, do të lustrohen të gjithë bartësit e funksioneve shtetërore dhe publike nga viti 1944 deri në vitin 2006 ndërsa kërkesë për lustrimin e tyre mund të parashtrojnë edhe persona të tretë.

Talat Xhaferi, deputet i BDI-së:

“Ajo që ishte e paraparë me ligjin aktual që të lustrohen gazetarët, përfaqësuesit e Bashkësive fetare ne formën që i ka abrogu gjyqi kushtetues në tekstin e ri ndërhyet që ajo të mbetet në kompetenca të organeve përkatëse , për shembull nëse është abroguar obligimi për lustrim të gazetarëve në aspektin detyrimor që çdo gazetar të lustrohet ndërhyrja në tekstin e ri len mundësi që themeluesi i shtëpive radiodifuzive të mund të ngrejnë iniciativë për punëtorët që i angazhojnë si gazetarë”.

Opozita shprehet pro lustrimit, por jo në mënyrë selektive. PDSH konsideron se lustrimi duhet të vlejë deri në vitin 2012 dhe jo deri në vitin 2006, sic parasheh projekt-ligji, sepse  në këtë mënyrë ky process nuk do të vlejë për shumë funksionarë të partive në pushtet.
 
Zijadin Sela, deputet i PDSH-së:

“Ne jemi për lulstrimin e secilit i cili mer pjesë në formimin e asaj që quhet opinion publik, ne jemi për lulstrimin e secilit individ i  cili bën moralin në një shoqëri, do të thotë pa një shoqëri të moralshme  nuk mund të hecin proceset përpara”.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese, abrogoi 12 nene të ligjit për lustrim të miratuar në vitin 2008. Ekspertët për çështje juridike thonë se lustrimi në Maqedoni tashmë ka humbur kuptimin. Ata madje konsiderojnë se duhet anuluar i gjithë procesi i lustrimit.

Top Channel