Policia e Kosovës ka njoftuar se do të sekuestrojë makinat që mbajnë targat e reja serbe, në të cilat mbahen simbolet e qyteteve të Kosovës.
Ministria e Brendshme e Kosovës i ka bërë thirrje banorëve të komunitetit serb që deri më 1 qershor të rregullojnë targat dhe të pajisen me dokumentet e duhura për automjetin, kryesisht patentën dhe lejen e qarkullimit, të lëshuara nga institucionet e Kosovës.
“Qytetarët që i kanë makinat e tyre me targa serbe dhe që nuk janë lëshuar nga institucionet e Kosovës do mund t’i regjistrojnë makinat e tyre me targat “KS” apo “RKS” në qendrat e regjistrimit brenda 1 qershorit”, thuhet në një njoftim të MPB-së.
Pas kësaj date, saktësohet më tej në njoftim, policia do të ndalojë të gjitha makinat me targat e vjetra dhe do të ketë përgjegjësi penale për drejtuesit e tyre.
Top Channel