Milani është ndalur në barazim 1-1 në fushën e vështirë të Catanias, duke i dhënë mundësinë Juventusit të shkurtojë diferencën, nëse fiton fiton në ndeshjen e ditës së dielë ndaj Napolit në Juventus Stadium.
Megjithëse e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Robinho në minutën e 34, kuqezinjtë nuk arritën ta ruajnë atë, pasi vendasit, dukshëm më të freskët në lojë, barazuan 17 minuta nga nisja e pjesës së dytë me anë të Spolli-t.
Në minutat e mbetura, Milani u përpoq të gjejë golin e avantazhit, gol që nuk erdhi, kjo ndoshta dhe për shkak të lodhjes së lojtarëve që në mesjavë morën një barazim 0-0 përballë Barcelonës në San Siro.
Për t’u përmendur në këtë takim, ishte një rast i dyshimtë në pjesën e parë, kur topi u largua, ndoshta brenda vijës fatale të portës nga një lojtar i Katanias, kur rezultati ishte ende 0-0.
Top Channel