Buble emërohet për çmimin radiofonik

31/03/2012 14:15

Këngëtari kanadez Michael Buble është nominuar për çmimin Sony Radio Academy për programin e tij muzikor në stacionin radiofonik “Magic”.

Këngëtari do të garojë në këtë sfidë kundër Fearne Cotton, e emëruar gjithashtu për herë të parë, për programin e saj në “Radio 1” të BBC.

Ndërkohë, Chris Evans do të përballet kokë më kokë për kategorinë e programeve më të mira të mëngjesit, me pesë programe “live” të transmetuara prej tij në orët e para të ditës.

Fituesit do të shpallen në një ceremoni që do të zhvillohet në Londër më 14 maj. Në këtë eveniment Buble do të ketë rival edhe prezantuesin e njohur të “6 Music”, Steve Lamacq.

Programi i këngëtarit kanadez u transmetua për tre muaj në stacionin “Magic” në fund të vitit të kaluar.

Në kategorinë e specialistëve të muzikës do të garojë edhe Ronnie Wool i Rolling Stone, i emëruar për programin e tij “Absolute Radio”. 64-vjeçari u emërua personaliteti i vitit në 2011-ën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA