Berat, nuk prishen ndërtimet në zonën muzeale
31/03/2012 00:00
Inspektoriati Ndërtimor ne berat prej ditesh ka nisur nje aksion per prishjjen e ndertimeve pa leje.
20 objekte si shtesa banesash e garazhe, janë në planin e Inspektoriatit për t’u prishur. Puna ka nisur në lagjen “30 Vjetori’, pranë tregut të ri industrial e ka vazhduar ne lagje te tjera te qytetit.
Nje problem i madh per qytetin e Beratit jane ndertimet pa leje ne zonen muzeale. Ne kete zone Inspektoriati Ndertimor ende nuk ka asnje plan per nderhyrje edhe pse objektet pa leje ne te gjithe zonen e kalase apo prane objekteve te kultit qe jane monumente kulture jane te panumerta..
Top Channel