Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit, është dënuar nga UEFA me 3 ndeshje pezullim për shkak të kritikave të ashpra ndaj arbitrit të takimit të kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Milanit.
Arsenali mundi kuqezinjtë 3-0, por u eliminua pasi ndeshjen e parë e kishte humbur 4-0 në Itali. Pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit, tekniku francez shkoi drejt arbitrit duke i kërkuar shpjegime për veprimet e tij. UEFA e ka konsideruar këtë gjë si “sjellje të pahijshme”.
Nuk është hera e parë që Wenger ndëshkohet nga organizmi më i madh i futbollit europian pasi ekipi i tij eliminohet nga Champions. Edhe sezonin e kaluar, kur Arsenali u eliminua nga Barcelona, Wenger u pezullua me një ndeshje.
Top Channel