Spanjë, protestuesit përleshen me policinë

30/03/2012 04:50

Protesta ndaj qeverisë për reformat e tregut punës, ka përfunduar me përleshje mes protestuesve dhe policisë në Spanjë.

Disa nga marshuesit në Barcelonë thyen xhamat dhe përmbysën kazanet e mbeturinave. Ndërsa policia u pergjigj me gaz lotsjelles.

Protesta ka pasur edhe në kryeqytetin Madrid, dhe në qytete te tjera.

Transporti ajror dhe ai tokësor reduktuan udhëtimet madje disa i anuluan plotësisht ato.

Qeveria e përbërë nga Qëndra e Djathtë e kryeministrit Mariano Rajoy, do të shpalosë disa masa të premten me synimin e shpëtimit të dhjetëra miliardave euro, duke u lehtësuar punën bizneseve mbi shkurtimin e  punonjësve.

Qeveria shpreson se ndryshimet do të reduktojnë papunësinë, e cila është aktualisht më e larta në BE në nivelin 23 për qind.

Gati gjysma e spanjollëve nën 25 vjec, janë të pa punë.

Top Channel