Ashtu siç kishte deklaruar edhe dy vjet më parë udhëheqësi konservator
Andonis Samaras ka ripërsëritur në prag të zgjedhjeve të parakohshme në
Greqi, se“Demokracia e Re” kur të vijë në pushtet do të shfuqizojë
ligjin për nënshtetësine e emigrantëve, që kanë aprovuar socialistët
pasi erdhën në pushtet.

Do te anulojme ligjin per nenshtetesine qe ka shndërruar Greqine ne nje pol mangetik per emigrantet ilegale, të cilët kane “mbytur” qendrat e qyteteve te medha, ka thene ai.

“Ne do te duhet dhe dua te jem i qarte, te ripushtojme qytetet tona. Sot jane te pushtuara shume qytete te Greqisenga emigrantet ilegale. Do te cfuqizojme edhe ligjin e ministrit Ragusi per nenshtetesine”, tha Samaras.

Sipas ligjit ekzistues qe favorizonte me shume emigrantet shqiptare, por qe zbatohej me ritme te ngadalta, femijet  qe lindnin ne Greqi kishin te drejten e perfitimit te shtetesise  greke, cka siguronte ne vazhdim edhe qendrimin e ligjshem te prinderve.

Deklaratat e Samaras jane bere disa ore pasi qeveria e koalicionit ne Greqi, ka filluar nje operacion  gjigand per spastrimin e qendrës së kryeqyetit grek dhe lagjeve te tjera te tij, nga emigrantët ilegale te ardhur kryesisht nga vendet e Azise dhe Afrikës. Disa jave para zgjedhjeve te parakoheshme ne vend problemi i trajtimit te qindra mijera emigranteve te paligjshem eshte bere nje prej pikave kryesore te axhendes se partive greke, qe kerkojne ta shfrytezojne, per te perfituar sa me shume vota ne qytetet e medha. Vete ministri i Mbrojtes se qytetarit e konsideron si nje bombe në themelet e shoqërisë.

Nderkohe ne shume zona periferike te vendit banoret protestojne pothuajse cdo dite duke kundershtuar nje plan te qeverise per ndertimin e 30 qendrave te rehabilitimit ku do te cohen gjithe emigrantet ilegale qe do te mbledhe policia ne operacionet e saj te spastrimit ne Athine dhe qytetet e tjera te vendit.

Top Channel