Rihanna ka zbuluar se gjatë fëmijërisë së saj kontrollonte nëse në qiell kishte shenja UFO-sh.
Këngëtarja tregoi se ka kaluar orë të tëra në oborrin e shtëpisë së saj në Bridgetown (Barbados) duke kërkuar alienë dhe këtë e bënte sepse urdhërohej nga babai i saj, Ronald Fenty. Ai ishte i bindur se UFO-t do të vizitonin tokën herët a vonë.
“Babai më thonte që të rrija jashtë gjatë natës për të kontrolluar nëse kalonin disqe fluturuese dhe këtë gjë e kam bërë për vite me radhë”, thekson Rihanna në prezantimin e filmit ‘Battleship’.
Edhe pse gjatë “kontrollit” të saj Rihanna nuk pa asnjë alien, në filmin e saj të parë 24-vjeçarja do të përballet me shumë të tillë pasi interpreton rolin e një ushtarakeje amerikane që përdor shumë mirë armët e rënda ndaj pushtimit të Tokës nga jashtëtokësorët.
Top Channel