Moskë, vetëvritet ish-shefi i KGB-së

30/03/2012 19:10

Ka vrarë veten me një plumb në kokë Leonid Shebrashin, shef i departamentit të misioneve të jashtme të KGB-së, nga viti 1989-1991.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”, policia ka gjetur trupin e tij të pajetë në arpartamentin e tij në Moskë, ku është gjetur edhe nje lëtër e shkruar.

Shebarshin 77 vjeç, pas diplomimit në gjuhë orientale kishte punuar si përkthyes në ambasadën ruse në Pakistan. Ndërsa nga viti 1958 deri në 1962 ai u rekrutua nga KGB-ja dhe u dërgua në Shkollën zyrtare të nxënësve të shërbimeve sekrete.

Në vitin 1991 ai zëvendësoi komplotuesin Vladimir Kryuchkov për dy ditë si shef i përgjithshëm i KGB-së përpara se të dorëhiqej, si pasojë e riformatimit që do t’i bëhej organizatës pas rrëzimit të regjimit komunist.

Shebarshin ka shërbyer si shef i operacioneve të jashtme në Iranin post-revolucionar, në Indi, Pakistan dhe Afganistan, bën të ditur agjencia “Interfax”.

Ish-oficeri i lartë festoi ditëlindjen e 77-të më 24 mars. Recepsionisti i pallatit ku jetonte Shebarshin tha për mediat se ai jetonte i vetëm që nga vdekja e bashkëshortes së tij pak vite më parë.

“Shebarshin ishte një njeri miqësor dhe me humor të mirë. Ai gjithmonë më përshëndeste, por gjendja e tij shëndetësore ishte rrënuar”, ka thënë recepsionisti.

Ndërkohë, prokuroria e Moskës ka njoftuar se një hetim është hapur për të zbardhur shkaqet e vetëvrasjes së ish-oficerit të lartë të një prej shërbimeve sekrete më të frikshme të historisë.

Top Channel