M. City, 23 milionë euro në sezon për Ronaldon

30/03/2012 15:40

Sheiku Mansour është pronari multimiliarder i Manchester City, i cili me blerjet e tij ka bërë që klubi i dytë i Manchester të bëjë një hap të madh cilësor para dhe që këtë sezon të luftojë me United për fitimin e kampionatit anglez.

Pas Aguero, Balotelli, Dzeko, David Silva, Nasri etj. edhe në sezonin e ardhshëm Al Mansour ka ndërmend të vazhdojë me blerjet e tij të “çmendura”. Sipas goal.com, objektivi i radhës është Cristiano Ronaldo dhe shifrat për largimin e tij nga Real Madrid janë marramendëse.

Nëse do të bëhej pjesë e Manchester City, sulmuesi portugez do të shndërrohej në futbollistin më të paguar në botë sepse paga për të do të ishte 23 milionë euro në sezon.

Burime pranë klubit anglez bëjnë të ditur se operacioni ka nisur, por duket shumë e vështirë që Cristiano Ronaldo të lërë Spanjën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA