I vënë flakën vetes, Italia e shokuar

30/03/2012 08:55

Italia është shokuar nga dy raste të vetëdjegies në javën e fundit, në shenjë protestë për vështirësitë financiare që po përjeton vendi.

Një punonjës ndërtimi 58-vjeçar, i akuzuar për evasion fiskal, i vuri flakën vetes në Bolonja të mërkurën.

Të enjten, një 27-vjeçar maroken gjithashtu tentoi t’i jepte fund jetës në këtë mënyrë brutale, duke thënë se kishte katër muaj që nuk paguhej, përpara se të vetëndizej përpara bashkisë së Veronës.

Të dy meshkujt janë duke u trajtuar për djegie në spital. Me Italinë që po përjeton vështirësi serioze financiare, autoritetet janë bërë shumë më të vendosura në luftën e tyre ndaj të gjithë atyre që nuk paguajnë rregullisht taksat për shtetin.

Megjithatë, këto tentiva vetvrasje kanë tronditur opinionin publik, me mediat që janë bashkuar në listën e atyre që shprehin shqetësim për të ardhmen e zymtë të miliona italianëve të papunë apo të keqpaguar.

Sipas mediave vendase, numri i vetvrasjeve ka pësuar një rritje dramatike së fundmi, ndikuar nga perspektiva e zymtë financiare e vendit dhe pamundësia për të gjetur punë për shumë prej atyre qe e humbin vendin e tyre.

Top Channel