Guerlain shpallet fajtor për racizëm

30/03/2012 02:10

Zhan Pol Guerlain, një nga emrat e njohur të kozmetikës në Francë u shpall fajetor për komentet e tij raciste. Ai do të paguajë një gjobë prej 6000 mijë eurosh për deklaratën që daton në vitin 2010.

Gjatë një interviste për Francë 2, duke treguar për krijimin e parfumit të njohur Samsara, ai tha se kishte punuar si një zezak, megjithëse besonte se ata ishin dembelë.

Ai u përpoq të justifikohej përpara trupit gjykues duke thënë se i përket një brezi tjetër dhe të tilla shprehje ishin krejt të zakonshme.

Guerlain e trashëgoi shtëpinë e parfumeve nga gjyshi i tij në vitin 1959. Kompania u distancua nga deklarata e tij, duke i cilësuar të papranueshme.

Top Channel