Greqi, ikin paratë nga bankat

30/03/2012 00:00

Plot 4.7 miliarde euro u terhoqen nga bankat greke gjate muajit shkurt
te ketij viti,duke shenuar keshtu nje ulje prej 19% te depozitave
bankare.

Lajmi behet publik prej bankes se Greqise ne raportin e saj mujor te saj. Sipas ketij raporti, situata e ekonomise greke vazhdon te jete e renduar,me gjithe paketen e ndihmes prej 130 miliarde euro qe FMN dhe Bashkimi Europian i dhane Greqise nje muaj me pare.

Gjendja e depozitave greke eshte perkeqesuar qe prej fillimit te krizes ekonomike qe ka pllakosur vendin duke e çuar vetem nje hap larg falimentimit total.

Ekspertet thone se vetem gjate dy muajve te pare te ketij viti nga bankat greke jane terhequr me teper se 10 miliarde euro ndersa qe nga fillimi i krizes, jane terhequr mbi 38 miliarde euro. Gjendja e depozitave aktualisht eshte rreth 138 miliarde euro.

Nje pjese e mire e parave te terhequra jane derguar ne banka jashte Greqise,pasi depozituesit te trembur prej falimentimit te bankave vendase, i kane larguar nga Greqia dhe pjesa tjeter eshte perdorur prej biznesit ne ekonomine vendase. Me teper se 600 miliarde euro jane depozitat e grekeve jashte vendit, kryesisht ne Zvicer, Britani dhe SHBA.

Situata ekonomike duket se nuk do te ndreqet se shpejti, pasi sipas analisteve Greqia do te vazhdoje te jete ne recesion deri ne vitin 2013.Tashme ekonomia ka nevoje per para kesh, por sistemi bankar ka mbyllur saracinesken e kreditimit per ekonomine, duke çuar ne faliment ose prag falimenti mijera ndermarrje vendase.

Me heret, kryeministri i vendit Lukas Papadhimos,nuk perjashtoi mundesine qe Greqia te kerkoje nje pakete te trete ndihme per ekonimine e saj, edhe pse po punohet fort per shmangien e nje skenari te tille.

Top Channel