Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar një histori mjaft interesante. Valën e padive që kompania “CEZ Shpërndarje” ka depozituar në gjykatë ndaj debitorëve të saj të shumtë.
Paditë kanë përfshirë edhe një qytetar nga Vlora, i cili ka një vërtetim nga kompania ku theksohet që i ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj saj.
Gjykata ka lëshuar urdhërin e ekzkutimit pa marrë gjeneralitetet e qytetarit, ndërkohë që përmbaruesit i kanë bllokuar të gjitha llogaritë bankare.
“CEZ”, pasi është njohur me rastin nëpërmjet “Fiks Fare”, i ka kërkuar ndjesë qytetarit dhe ka premtuar zhbllokimin e llogarive bankare.
Pak ditë më parë emisioni investigativ solli në puntatën e së hënës pamje nga masakra që po u bëhet shtrateve të lumenjve të Drinit, atij të Bërdicës dhe lumit Devoll.
Disa javë më parë në TEC nisi puna për marrjen e skrapit dhe shitjen e tij në një pikë grumbullimi private. “Fiks Fare” zbuloi në investigimin disaditor mënyrën se si TEC-i po grabitet edhe sot.
Ndërsa në shkurt, emisioni tregoi se sa është e vështirë të marrësh pasaportë biometrike kur je emigrant jashtë shtetit. “Fiksi” denoncoi se emigrantët shqiptarë paguajnë 50 euro sekserët e ambasadave për të siguruar lehtësi në marrjen e dokumentit, apo për ta marrë atë sa më shpejt.
Top Channel