Bushati: Dalipi të tërheqë akuzat

30/03/2012 00:00

Pas debateve te forta në Komisionin e Medias ku kryetares së KKRT-së i
janë kërkuar raporte te plota mbi gjendjen e studios lëvizëse dhe
shitjes së një pjese të aparaturave, kryetarja e KKRT-së ka dhene nje
deklarate per shtyp.

Pas verifikimit te dokumentacionit, kryetarja e ketij institucioni tha se vlera e kesaj pajisjeje është rreth 750 milionë lekë, nga ku 370 milionë jane dhënë nga KKRT-ja.

“Nga verifikimi i dokumentacionit të automjetit rezulton se në periudhën 2002-2006, ky mjet kishte kryer vetëm 2 mijë kilometra dhe monitorimi i spektrit të frekuencave është kryer në aparatura jo të instaluara në mjetin në fjalë”, tha kryetarja e KKRT-së, Endira Bushati.

Bushati kerkoi qe deputeti Dalipi t’i terheqe te gjitha deklaratat e bera ne komision.

“I sugjeroj zotit Dalipi, t’i kërkojë informacion zotit Sefedin Cela, i zgjedhur nga e njëjta forcë politike që zoti Dalipi i përket, se pse nga KKRT e vitit 2002 është e parë e arsyeshme te shpenzohen 375 milionë e taksapaguesve shqiptarë, për një mjet i cili rezulton të ketë dalë kaq rrallë në terren. Deklarimet e deputetit Dalipi i konsideroj shpifje, spekulim në motive politike dhe i kërkoj t’i tërheqë publikisht”, tha Bushati.

Deputeti Alfred Dalipi ka theksuar se KKRT duhet te beje transparte te gjithe dokumentacionin per pajisjet e zhdukura qe ndodheshin ne studion lëvizëse, por edhe te beje te ditur sesi eshte e mundur qe deri ne 2008 kjo pajisje që monitoron frekuencat ka funksionuar.

“Ky mjet i cili konsiderohet si syri i qeverisë, i shtetit në Republikën e Shqipërisë, që monitoron interferencat dhe ndërhyrjet e frekuencave apo monitorimin e transmetimeve të operatorëve radiotelevizivë në territorin tonë, deri në 2008 ka funksionuar. Mosfunksionimi ka ardhur në vitin 2009, kur është zgjedhur zonja Bushati. Menjëherë pas këtij viti mjeti është zhveshur. Këmbëngulja e kryetares së KKRT-së për të shfajësuar veten dhe duke mos dhënë informacion se çfarë është bërë me pajisjet e montuara dhe të dorëzuara nga qeveria daneze pranë KKRT-së mbetet per t’u sqaruar. Rrjeti i integruar ka qenë një investim i bërë në shifrën 100 mijë euro. Në momentin që këtij mjeti i mungon rrjeti i integruar dhe ia ka dhënë përdorim këshilltarit të vet në momentin kur ka marrë në dorëzim detyrën…”, tha Dalipi.

Zoti Dalipi theksoi se edhe mbi deklaratat e kryetares se KKRT-së ne raportin e sja vjetor thuhet se kkrte nuk funksionon.

Deputeti Dalipi sqaron se eshte detyrim ligjor i KKRT-së te sqaroje se pse jane shpenzuar keto para dhe a jane te verteta deklarat e zonjes Bushati mbi shpenzimin e 60 milion lekeve per blerjen e manualit te perdorimit per  kete pajisje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta