Një bombë artizanale ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të sotëm në
oborrin e rajonit të policisë në lagjen Koridhalos të Athines.

Lajmi behet i ditur nga burime policore,te cilat thone se prej shperthimit nuk ka viktima apo deme te renda materiale. Bomba shpertheu ne rrugen ‘Filikis Eterias’, pak metra larg oborrit te pasem te godines dhe demtoi xhamat e pallatit prane rajonit te policise.

Sipas policise,eshte arrestuar nje 29-vjeçar,i cili dyshohet te jete autori i ngjarjes.I arrestuari eshte deklaruar anarkist dhe kundershtar i sistemit politik vendas, ndersa po punohet per te zbardhur edhe me tej ngjarjen.

Ai u tha agjenteve se e kreu aktin ne shenje proteste ndaj burgosjes se anetareve te grupeve anarkiste te cilet jane gjykuar ne baze te ligjit anti-terror. Ndërkohe autoritetet po hetojne edhe profilin psikologjik te autorit, perpara se te vendosin per fatin e tij. Per momentin autoritetet nuk japin me shume detaje,por burime policore bejne me dije se personi i dyshuar mund te jete anetar i ndonjerit prej grupeve te shumta anarkiste, te cilat operojne ne kryeqytetin helen.

Ne momentin e arrestimit,atij iu gjeten ne trup nje kapuç, nje kapsolle dhe nje pale doreza.Hetimet i ka marre ne dore anti-terrori grek. I arrestuari do te dergohet ne gjykate brenda dites.

Top Channel