
Një adoleshent amerikan u dënua me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara pasi u shpall fajtor për akuzën e vrasjes së dy turistëve britanikë në Florida.
James Cooper 25 vjeç dhe James Cousaris 24 vjeç, u vranë në Sarasota më 16 prill të vitit 2011.
Sipas gjykatës Shon Tyson, 16 vjeç në kohën e kryerjes së krimit dhe aktualisht 17 vjeç, i vrau ata me qëllimin e grabitjes.
Megjithëse në moshë të mitur, autoritetet vendosën ta gjykojnë Tyson sikur ai të ishte i rritur, për shkak të egërsisë me të cilën u kryen vrasjet. Gjithashtu u mësua se Tyson ishte i njohur për policinë e Floridas dhe ishte liruar nga paraburgimi vetëm pak orë para kryerjes së krimit.
Para publikimit të vendimit, gjykatësi lejoi dy miq të viktimave që të lexonin një deklaratë në sallë.
“Shpresoj që ti dhe familja jote të vuani çdo ditë e çdo kohë, përsa kohë do të jetoni ashtu siç po vuajnë familjet e dy miqve të mi të vrarë”, deklaroi Joe Hallet, mik i viktimave.
Gjykata vendosi dënimin e 17-vjeçarit Tyson me dy burgime të përjetshme dhe pa mundësinë e lirimit me kusht.
Top Channel