Rezultati me Milanin “prish” traditën e Barcës

29/03/2012 00:00

Barazimi 0-0 me Milanin ishte një rezultat i harruar nga skuadra e Barcelonës. Katalanasit u ndalën në këto shifra pas thuajse 30 muajsh që nuk dilnin nga stadiumet pas shënuar qoftë edhe një gol.

Herën e fundit që është regjistruar ky rezultat prej katalanasve ishte ndeshja e 4 nëntorit të vitit 2009 në ndeshjen kundër Rubin Kazan në Ligën e Kampioneve.

Por ndeshja me Milanin konfirmoi edhe problemet që ka ylli i Barcelonës, Lionel Messi për të shënuar në stadiumet italiane. Në 7 ndeshje të luajtura në Itali, argjentinasi ka shënuar vetëm 1 herë.

Ndërkohë, për Milanin rezultati 0-0 sjell shumë opetimizëm për kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, edhe pse ndeshjen tjetër do ta luajë përballë Barcelonës në Cam Nou.

Për statistikë, gjatë fazave çerekfinale të Ligës së Kampioneve, Milani nuk është mundur asnjëherë në fushën e tij, duke regjistruar 11 fitore dhe 4 barazime. Ndër barazimet në këtë fazë janë edhe ato të regjistruara me Selltik në vitin 1969, Marseje 1-1 në vitin 1991 dhe ai me Bajernin e Mynihut në vitin 2007. Në dy nga këto 3 raste Milani jo vetëm që është kualifikuar, por ka edhe ka ngritur trofeun e Ligës së Kampioneve.

Top Channel