Princesha e Belgjikës në Shkodër

29/03/2012 23:00

Një program për rritjen e imunizimit të popullsisë nëpërmjet vaksinimit ka sjellë në Shqipëri Princeshën Matilde të Belgjikës.

Misioni i mbretëreshës së ardhshme belge ka të bëjë me rolin e saj si përfaqësuese speciale e zyrës rajonale për Europën të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kryeministrin Berisha vlerësoi se procesi i imunizimit është një nga prioritetet bazë të qeverisë, jo vetëm si një e drejtë bazë e qytetarëve, por edhe si një ndërhyrje efektive me kosto të ulët, që zvogëlon ndjeshëm sëmundjet, paaftësinë dhe vdekshmërinë.

Pas takimit me kryeministrin Berisha, Pricesha Matilde e Belgjikës vizitën e parë e zhvilloi në qendrën shëndetësore në Bushat të Shkodrës, duke u interesuar për punën që bëhet në poliklinikë nga stafi mjekësor përsa i përket vaksinimit të popullsisë dhe rritjen e kujdesit shëndetësor. 

Princesha Matilde e Belgjikës duke cilësuar të vështirë punën për vaksinimin, gjeti rastin të vlerësojë njerëzit e shëndetësisë dhe të sensibilojë qytetarët shqiptarë të mos i shmangen vaksinimit për të rritur imunitetin dhe për të forcuar shëndetin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA