Parku i Prespës lihet në harresë

29/03/2012 00:00

Parku i Prespës së Vogël, dikur një pjesë e papërsëritshme dhe e kërcenuar disi nga aluvionet tashmë nuk i shpëton dot kënetëzimit.

Degradimi i kësaj siperfaqe në të cilën dikur shquhej liqeni, tashmë ngjan thjesht me një kënetë të mbuluar nga kallamishtet.

Në pjesën shqiptare të Parkut të Prespës pamjet flasin për një harresë, ndërsa në atë greke gjithcka është e pastruar dhe e ruajtur më së miri duke e bërë edhe më të dukshëm kontrastin kufitar.

Në parkun e njohur për larmishmërinë e specieve unike të florës, banorët e zonës shohin edhe një burim të ardhurash të cilat në kushtet optimale do të mund të siguroheshin nëpërmjet peshkimit, ndërsa tani të zhgënjyer nga kjo gjendje e liqenit detyrohen të rrezikojnë edhe jetën e tyre duke shkelur shpesh kufirin me Greqinë.

Prej vitit 2000, Prespa është shpallur Park Kombëtar por degradimi i saj natyror i favorizuar edhe nga indiferentizmi i institucioneve ka sjellë thuajse shkatërrimin total duke minimizuar shkaqet njerëzore të cilat sjellin degradimin  e Prespës.

Edhe pse mund të ishte një zonë turistike me mjaft vlera dhe interes, sot Prespa e Vogël është thjesht një vlerë natyrore e lënë në harresë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB