Një ditë pasi Bashkimi Europian njoftoi  edhe zyrtarisht fillimin e studimit të fizibilitetit për Kosovën, njohësit e integrimeve europiane i rekomandojnë institucionet shtetërore që mos të presin përfundimin e këtij studimi por të fillojnë menjëherë me plotësimin e parakushteve.

Sipas Shenoll Muharremit, institucionet duhet të fokusohen në krijimin e parakushteve për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si dhe një rëndësi të vecantë ka reforma në administratën publike.
 
Komisioni Europian pritet te publikojë studimin për Kosovën në tetor të këtij viti në kuadër të pakos së zgjerimit. Por a ekziston rreziku që pesë vendet anëtare të BE-së të bllokojnë marrëveshjen dhe hyrjen në marrëdhënie kontraktuale të BE-së me Kosovën, Muharremi mendon se ky është një problem që i takon  politikes së zgjerimit të BE-së ndërsa Kosova duhet të ndjekë strategjinë e saj duke punuar.
 
Kosova është vendi i fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën e  integrimit ne Bashkimin Europian.

E njohur nga 22 vendet anëtare shteti me i ri  nuk është i anëtarësuar në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim dhe as qytetarët e saj nuk mund të lëvizin  lirshëm në zonën Shengen.
 

Top Channel