Kasano rikthehet në stërvitje
29/03/2012 17:45
Lajme të mira nga stoli i Milanit. Sulmuesi italian i kuqezinjve, Antonio Kasano, u është rikthyer seancave stërvitore pas disa muajve mungesë për shkak të një problemi kardiak.
Sic njoftojnë mediat italiane, barezi është stërvitur ditën e enjte bashkë me tetë lojtarë të tjerë kuqezinj që nuk u grumbulluan në sfidën e luajtur kundër Barcelonës në San Siro, mbrëmjen e së mërkurës.
Kasano braktisi përkohësisht futbollin më 30 tetor, kur humbi ndjenjat pas takimit me Romën. Ai iu nënshtrua një operacioni më 4 nëntor për një “keqformim në zemër”, problem që mjekët e vlerësuan si joserioz për jetën dhe karrierën e futbollistit.
Top Channel