Elton John: Mrekulli që jam gjallë

29/03/2012 00:00

Këngëtari i mirënjohur, Elton John pohon se ka marrë aq shumë kokainë
gjatë jetës së tij, sa i duket një mrekulli që edhe ai nuk ka pasur të
njëjtin fund me kolegen e tij këngëtare Whitney Houston.

“Nëse nuk do të kisha hequr dorë nga varësia ndaj drogës në vitin 1990, me siguri që do kisha pasur të njëjtin fat me të, – thotë këngëtari. – Eshtë një mrekulli që jam ende gjallë, sepse kam marrë po aq drogë sa ajo”, – ka vijuar ai.

Pohimi i Elton John vjen vetëm 6 javë pasi ëhitney u gjete e pajetë në një dhomë në hotelin ‘Beverly Hills’, në moshën 48-vjeçare. Përgjigjet e analizave toksike mbi shkakun e vdekjes së saj zbuluan javën e shkuar, se ajo kishte sasi të mëdha kokaine në trupin e saj dhe se kishte qenë një përdoruese e rregullt e kësaj droge.

Elton John, i cili i ka shprehur prej kohësh prirjet e tij homoseksuale dhe është martuar me David Furnish në vitin 2005, ka qenë gjithmonë i hapur sa i përket problemeve të tij me drogën dhe alkoolin. Ai dhe bashkëshorti i tij kanë adoptuar një djalë të vogël, që tashmë është 1 vjeç dhe zërat flasin për një tjetër fëmijë të adoptuar nga ana e tyre. “Nuk do të isha njeriu që jam sot nëse nuk do të isha shkëputur në kohë nga droga, – ka rrëfyer këngëtari i madh, – nuk do të kisha Davidin, nuk do të kisha fëmijën tim, nuk do të kisha asgjë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA