Ëngjëj mbrojtës për ushtarët

29/03/2012 15:40

Episodet e përsëritura të dhunës ndaj ushtarëve amerikanë me protagonistë militantet e infiltruar mes kolegeve të tyre afganë, kanë detyruar drejtuesit ushtarakë të marrin masa sigurie shtesë për mbrojtjen e tyre.

Trupave që konsiderohen si më të rrezikuara nga ky fenomen do t’u caktohen roje apo ëngjej mbrojtës, siç etikohetohen në media, të cilët do të kujdesen për sigurine e tyre edhe gjatë kohës kur janë në gjumë.

Gjenerali John Allen urdhëroi mbrojtje shtesë pas 16 sulmeve te regjistruara ndaj forcave amerikane dhe atyre të koalicionit nga kolegë afganë.

Në disa prej ministrive të vendit, amerikanëve tani u lejohet të mbajnë armë me vete. Ata gjithashtu janë udhëzuar të ndryshojnë pozicionin e tryezave të punes e t’i kthejnë me drejtimin nga dera, për të pasur kështu mundësinë të shohin kush afrohet.

Dy oficerë amerikanë që punonin në Ministrinë e Brendshme Afgane, një nga ndërtesat qeveritare më të mbrojtura të Kabulit, u qëlluan për vdekje në zyrat e tyre në 25 shkurt.

”Janë bërë mjaft ndryshime”, deklaroi komandati i forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, “kemi ndërmarrë të gjithe hapat e nevojshëm për të mbrojtur më mirë veten”.

Masat e përforcuara të sigurisë vijnë pas indinjates dhe reagimit te dhunshëm që shkaktoi djegia e Kuranit në muajin shkurt si dhe ekzekutimi i 17 civileve afganë në mes të marsit nga një ushtar amerikan.

Për Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Leon Panetta, vrasjet e amerikanëve nga afganë nuk përfaqesojnë një tendencë dhe se vetëm një pjese e tyre i është faturuar talebaneve.

Ndërsa Allen shton se sulme të tilla nuk janë diçka e pazakontë, në situata konflikti dhe kane ndodhur edhe në Irak e Vietnam. “Armiku po përpiqet të bëjë ç’është e mundur për të minuar në këtë rast përpjekjet e trajnimit te forcave vendase, që përgatiten për kalimin e kompetencave të sigurisë”, deklaroi Panetta.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA