Aksident në Milot, plagosen 6 vetë

29/03/2012 22:45

Një parakalim i gabuar ka shkaktuar një aksident të rëndë në autostradën Milot-Rrëshen. Një autoveturë tip Audi, ku udhëtonin 6 pjestarë të një familjeje nga Dibra, ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, e për pasojë janë plagosur rëndë të gjithë personat që ndodheshin në mjet, njëri prej të cilëve një fëmije dy vjecar.

Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Lacit, por nisur nga gjendja e rëndë shëndetësore, sipas drejtorit të spitalit të këtij rrethi Arben Bruka, ata u dërguan menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës nga ku mësohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Sipas të dhënave të para të policisë, mësohet se drejtuesi i automjetit që u aksidentua, ka tentuar të parakalojë por ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar dhjetra metra larg rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA