Ai Weiwei, proces pa debate

29/03/2012 00:00

Akuza për evazion fiskal kundër artistit disident kinez Ai Weiwei do të trajtohet nga një gjykatë kineze me dyer të mbyllura.

Gjatë proçesit nuk do të ketë debate dhe dëshmitarë dhe do të procedohet vetëm në bazë të dokumenteve që do të paraqiten nga palët.

Bëhet fjalë për një proçes “të shkruar” dhe shpesh herë të përsëritur në Kinë, që vetë Weiwei e ka cilësuar si “të pakonceptueshëm”.

“Si ka mundësi që një vend të mos ketë kurajë të përballet me taksapaguesit e tij?”, është shprehur vetë artisti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA