Siri, OKB shqetësim për sulmet ndaj fëmijëve

28/03/2012 00:00

Kombet e Bashkuara jane te bindura se autoritetet siriane po vene ne
menyre sistematike dhe te qellimshme ne shenjester femijet.

Komisionerja e te drejtave te njeriut prane OKB-se, Navi Pillay u shpreh shume e shqetesuar per fatin e qindra te miturve te mbajtura ne qelite e paraburgimit ne vendin e perfshire prej nje viti nga nje rebelim anti-qeveritar.

Vetem me nje urdher te thjeshte te tij presidenti Bashar al Assad, tha ajo per BBC, mund t’i jape fund dhunes ndaj civileve dhe vrasjeve ne mase. Damaskut e pranoi planin e paqes se Kofi Ananit, por arsyet e nje levizjeje te tille kane ngjallur mjaft skepticizem. diplomate te rendesishem, perfshire sekretaren amerikane te shtetit Hillary Clinton, e bene te qarte se presin nga regjimi sirian qe pranimin e planit te paqes ta ktheje ne dicka me shume sesa nje njoftim siperfaqesor.

“Duke pasur parasysh historine e premtimeve te medha te asadit, por veprave te pakta, ky angazhim i qeverise siriane duhet pasuar nga veprime te menjehershme. Sinqeritetin dhe seriozitetin e presidentit te Sirise do ta gjykojme bazuar tek ajo cfare ben dhe jo ne fjalet qe thote”, tha Clinton.  

Ajo qe nderkombetaret presin nga Damasku per t’i dhene fund ketij kapitulli te erret te historise se vendit, eshte urdhri per ndalimin e menjehershem te zjarrit nga ana e trupave te regjimit dhe terheqjen e tyre nga zonat e banuara.

Pillay shtoi ne prononcimin e sa per BBC-ne se lideri sirian duhet te dale perpara drejtesuse per abuzimet e kryera nga forcat e tij te sigurise. Kjo eshte situata ligjore perballe te ciles ndodhemi eshte shprehur Pillay.

Faktikisht ka mjaftueshem prova qe tregojne se per aktet e tyre, forcat ne fjale duhet te kene pasur patjeter miratim apo bashkepunim nga lart. Sepse presidenti Assad mund te kishte leshuar ne çdo moment nje urdher per ndalimin e vrasjeve dhe vrasjet do te kishin ndaluar. Komisionerja e OKB-se beson gjithashtu se Keshilli i Sigurimit ka informacion te mjaftueshem per ta derguar Sirine ne Gjykaten Nderkombetare Penale.

Top Channel